Ndërkohë që lufta në Ukrainë ka vënë disi në plan të dytë emergjencën e pandemisë në Europë, edhe për shkak të zgjerimit të vaksinimit dhe të bilancit të viktimave në rënie, situata paraqitet krejt ndryshe në Kinë.
Shifrat janë rritje, veçanërisht në qytetet më të mëdha. Më e goditura prej tyre është Shangai, kryeqyteti ekonomik i vendit , që regjistroi 23600 raste ditën e djeshme, shifra më e lartë nga muaji shkurt i vitit 2020, kur bota filloi të njohë termin COVID-19.
Shanghai
People , who can't bearable hunger and lockdown , are rioting now.
…
More police are coming.
2022-04-09 02:30 pic.twitter.com/EAjODVxERe— Songpinganq (@songpinganq) April 8, 2022
Shifrat e metropolit kinez shqetësojnë, duke marrë parasysh që autoritetet kineze deri më tani kishin mundur t’i shpëtonin një bilanci të lartë viktimash dhe rastesh falë një politike të ashpër kundër përhapjes së virusit. Me shumë gjasa, varianti Omicron u përhap në atë vend duke anashkaluar masat, duke shtrënguar autoritetet të kryejnë një nga karantinat më të rrepta në botë nga fillimi i pandemisë.
Banorët e Shangait, rreth 26 milionë po përballen me 22 ditë karantinimi të rreptë. Por në qoftë se karantinimi i vitit 2020 u pranua nga popullsia edhe në masat më ekstreme, sot ata po fillojnë të tregojnë gjithë kundërshtimin e tyre.
Mediat sociale, edhe pse pjesërisht të censuruara, tregojnë dyqanet e boshatisura dhe të sulmuara nga qytetarë të thjeshtë, ndërkohë që sulme dhe shkatërrime sinjalizohen edhe për barrierat që pengojnë qarkullimin në zona të caktuara të qytetit.
Sipas burimeve, sasia e ushqimit në dyqane po ulet dita-ditës, furnizimet po shtyhen, duke shtuar ankthin e popullsisë.
Sikur kjo të mos mjaftonte, dramatike duket situata për qindra fëmijë që janë infektuar. Në veçanti, ato poshtë 7-vjeçëve, janë marrë me forcë nga autoritetet shëndetësore, duke qëndruar në disa qendra ku kushtet thuhet se janë të tmerrshme, ku mungon ushqimi dhe uji i ngrohtë, ndër të tjerat.