Një aksident trafiku ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture këtë të mërkure në rrugën Pejë- Prishtinë.
Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, 22 persona kanë marrë trajtim në QKUK.
“22 persona janë trajtuar në QKUK. Nuk kanë pasur lëndime të rënda, nuk është paraparë që ta vazhdojnë trajtimin në QKUK”, tha Syla.
Përveç rrëzimit të këtij autobusi, gjatë ditës në Kosovë janë raportuar edhe disa aksidentet të tjera, shkaku i reshjeve të borës.