22-vjeçarja Arnisa Gashi ka nevojë për ndihmë, pasi vuan nga encefalitin autoimun.
Shkaku i kësaj gjendje, studentja e infermierisë është në koma.
Arnisën mund ta ndihmoni përmes GoFundMe.
Shkrimi i plotë nga familjarët që kërkojnë ndihmë:
Vetëm 22 vjeçe, bota e Arnisa Gashi-t dhe e familjes së saj u përmbys shpejt brenda një çasti kur ajo u godit papritmas nga encefaliti autoimun i rëndë, sëmundje e cila sulmon Sistemin Nervor dhe për fat të keq nuk mund të trajtohet në Kosovë.
Për studenten e shkëlqyer të infermierisë, mëngjesi i 10 qershorit 2025 nuk ishte i lehtë. Fillimisht me konfuzion, mpirje e pastaj me rëndim të situatës shëndetësore dhe kriza të rënda epileptike, e deri tashmë në Kujdesin Intensiv.
Trajtimi Emergjent deri tani:
-Reanimacion në Prishtinë,
-Transport urgjent me avion mjekësor në një klinikë specialiste në Turqi (Emsey Hospital),
-Intubim, steroide me doza të larta, plazmaferezë, dhe antiepileptikë,
-Parashikohen që të paktën 2 muaj të jetë në kujdes intensiv dhe pastaj rehabilitim neurologjik afatgjatë.
Motrat e Arnisës, vëllau dhe dy prindërit po kujdesen për Arnisën 24h. Mirëpo, faturat spitalore jashtë vendit dhe rehabilitimi po rriten çdo ditë dhe familja kanë shpenzuar të gjitha kursimet për trajnimin e deritanishëm.
Prandaj, me zemër të hapur po kërkojmë ndihmën tuaj.
Çdo donacion, pavarësisht shumës, apo thjesht shpërndarja e kësaj fushate, mund të bëjë ndryshim dhe ndihmë të madhe për familjen.
Duke dhuruar financiarisht pak nga secili nga ne sot – është shpresë për Arnisën nesër.
Çdo vonesë në luftë me këtë sëmundje është është një rrezik i madh për jetën e saj.
Faleminderit që qëndroni pranë Arnisës në këtë periudhë kritike!