Dhjetra zjarre në Kili kanë marrë të paktën 23 jetë, duke detyruar qeverinë të shtrijë një urdhër emergjence në një rajon tjetër, pasi një valë e të nxehtit ndërlikon përpjekjet për të kontrolluar flakët.
Më shumë se 1mijë e 100 njerëz kanë kërkuar strehim në strehimore, ndërsa të paktën 979 janë raportuar të lënduar nga zjarret e furishme, sipas një konference zyrtare të shtunën, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Urdhri i fundit i urgjencës mbulon rajonin jugor të Araucanias, pranë rajoneve të deklaruara më parë Biobío dhe Ñuble, të vendosura afër mesit të vijës së gjatë bregdetare të vendit të Amerikës së Jugut në Paqësor.