23-vjeçari në Lipjan e bën për spital nënën e tij, vetë përfundon në pranga

23-vjeçari në Lipjan e bën për spital nënën e tij, vetë përfundon në pranga

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë një grua në fshatin Gadime e Ulët në Lipjan, e cila ka denoncuar djalin e saj për dhunë.

Sinjali mëson se 57-vjeçarja ka marrë edhe lëndime trupore si pasojë e dhunës me të cilën u përball dhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë ka dhënë dëshminë e saj lidhur me rastin, ku ka deklaruar se i biri e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistm.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles