Ndonëse i ri në moshë, E.Z, 23 vjeçi nga Vushtrria, paraditen e së mërkurës, ra në duart e Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, vushtrriasi i cili u arrestua, kërkohej me urdhëresa të gjykatës, raporton Gazeta Enigma.
“Ndaj personit të arrestuar: E.Z., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte katër (4) urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata për veprat penale: Grabitje, Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, Lëndim i lehtë trupor dhe Grabitje në tentativë.”
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim në kohëzgjatje gjithsej prej tri (3) vitesh e nëntë (9) muaj” – – thuhet në njoftimin e policisë. / Gazeta Enigma
23 vjeçari nga Vushtrria, kapet nga Policia. Ishte i dënuar me 3 vjet e 9 muaj burgim
