U raportua se një person rrëmbeu një tjetër për orë të tëra dhe kërkoi 30 mijë euro për lirimin e tij. Intervenimi i Policisë çoi deri tek arrestimi i të dyshuarit, shkruan Gazeta Engima.
Sinjali ka mësuar se personi i arrestuar për këtë rast është Shqipton Gashi, 23-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Pas rrëmbimit dhe kërcënimit me armë, Kabashi po dyshohet se për motive akoma të panjohura, ka kërkuar nga familja e viktimës 30 mijë euro.
Ai u kap nga zyrtarët policorë të Njësitit të Hetimeve, në asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë, në një zyrë në Fushë Kosovë.
Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja dhe ekzaminimi i lokacionit ku është mbajeut viktima, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një armë, një thikë, sopatë e gjësende të tjera, si dhe është konfiskuar një veturë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.