Ditëve të fundit në Kosovë ka rënë dukshëm numri i rasteve të të infektuarve me COVID-19, një gjë e tillë vërehet edhe në spitale ku numri i atyre që po trajtohen është i vogël, raporton Gazeta Enigma.
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht janë të shtrirë 24 pacientë me coronavirus.
Sipas një njoftimi nga ky spital, 16 pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse 5 janë në gjendje më të rëndë.
Në trajtim në CPAP nuk është asnjë pacientë, ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 3 pacientë.