24 pjesëtarë të Njësive Speciale Operative të Policisë së Kosovës, janë certifikuar në fushën e “Aftësive të veçanta policore operative”, në kampin “Vrella”.
Në një njoftim policia thekson se certifikimi erdhi pas një trajnimi të zhvilluar nga një konsulent ndërkombëtar, përmes OSBE-së
“Ky trajnim u organizua në bazë të nevojave të identifikuara nga vetë Njësitë Speciale dhe u mbështet nga ekspertë të jashtëm të ofruar nga OSBE, partner strategjik i Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve specialistike.
Ky aktivitet kontribuon në rritjen e aftësive profesionale dhe gatishmërisë operative të Njësive Speciale, duke forcuar standardet dhe kapacitetet e tyre në operacione të veçanta policore”, theksohet më tej në njoftimin e policisë
