24-vjeçari s’e lë rehat një vajzë në Prishtinë, ajo kërkon ndihmën e Policisë

24-vjeçari s’e lë rehat një vajzë në Prishtinë, ajo kërkon ndihmën e Policisë

Vajzat dhe gratë shpeshherë detyrohen të kërkojnë ndihmën e organeve të rendit, pasi përballen me ngacmime të vazhdueshme qoftë gjatë ecjes në rrugë, apo nëpërmjet platformave të ndryshme sociale.

Me një situatë të tillë është përballur tash e një kohë një 24-vjeçare në Prishtinë, e cila ka denoncuar një person për ngacmim.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e viktimës, e cila ka pohuar se i dyshuari vazhdimisht e shqetëson duke i shkuar te banesa e saj dhe te vendi ku ajo punon. Po ashtu, i njëjti i dërgon vazhdimisht mesazhe telefonike, duke ngjallur tek ajo shqetësim të madh.

Si rezultat i denoncimit, 24-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.

Related Articles