26 persona lirohen nga spital në Kroaci, pritet kthimi i tyre në Koso

26 persona lirohen nga spital në Kroaci, pritet kthimi i tyre në Koso

26 persona të lënduar në aksidentin e ditës së djeshme në Kroaci do të lirohen nga spitali në orën 13:30.

Dr. Josip Samadržić, nga spitali i Slavonski Brod, duke folur për 24sata njoftoi se 26 persona të lënduar do të lirohen nga spitali në orën 13:00, teksa do të akomodohen në një qendër për indentifikim e pastaj do të vendoset nëse do të udhëtojnë në Kosovë, apo të rikthehen në Gjermani.

Një nga opsionet e shqyrtuara të transportit për në Kosovë është fluturimi përmes një charter special nga Osijeku.

Gjatë ditës kryetari i Komunës së Brod-Posavina, ka vizituar të mbijetuarit e aksidentit tragjik që mori jetën e 10 qytetarëve të Kosovës, të cilët po udhëtonin nga Gjermania.

Related Articles