26-vjeçari hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar policisë, i cili kishte hyrë në shtëpinë e një gruaje për të vjedhur

26-vjeçari hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar policisë, i cili kishte hyrë në shtëpinë e një gruaje për të vjedhur

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 26-vjeçar i cili kishte hyrë në shtëpinë e një gruaje për të vjedhur.

Mësohet se i riu është pikasur nga pronarja e banesës, e cila ka lajmëruar menjëherë policinë. I riu është munduar që të arratiset por gjatë tentativës, 26-vjeçari është hedhur nga ballkoni i banesës e për pasojë ka marrë disa dëmtime në trup.

Megjithatë nuk ka mundur që të largohet pasi është kapur në flagrancë nga uniformat blu.

Nga hetimet është zbuluar se i riu është autor edhe i një vjedhje tjetër në Vlorë.

Vodhi në banesën e një shtetaseje dhe tentoi të shmangte shërbimet e Policisë që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

26-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe i dyshuar si autor i një vjedhjeje tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një telefonate në sallën operative të DVP Vlorë se në një banesë në lagjen “1 Maji” , një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në një banesë dhe po tentonte të largohej pasi pikasur nga pronarja e baneses, organizuan menjëherë punën për kapjen e tij. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-G. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë.

Ky shtetas, gjatë orëve të mëngjesit të ditës së djeshme, dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe pasi ka vjedhur një aparat celular, ka tentuar të largohet pasi është pikasur prej saj. Gjatë tentativës për t’u larguar, 26-vjeçari është hedhur nga ballkoni i banesës (për pasojë ka marrë dëmtime në trup), por nuk ka mundur të largohet pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, pas telefonatës për këtë rast.

Nga hetimet dhe provat e grumbulluara dyshohet se shtetasi G. Ç. është autori i vjedhjes së një tjetër aparati celular, në lagjen “1 Maji”, më datë 02.08.2022.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles