Kanë kaluar 26 vjet nga masakra e tmerrshme e Reçakut, ku forcat serbe pas një operacioni disaorësh lanë të vdekur 45 civil.
Sot gjatë ditës, në akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut, ka folur kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Ai ka thënë se ka mbaruar lufta për çlirim, por jo edhe beteja për drejtësi.
Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë tha se vrasësit e civilëve në Reçak janë të lirë në Serbi.
“Varre të hapura në tokë, plagët e hapura në shpirt, arkivat e mbyllura në Beograd. Krimet e kryera gjatë luftës nuk ka qenë e thënë të ndodhin, nuk është dashur të ndodhin. Ajo që duhet të ndodh për pasoj është drejtësi, gjykimi dhe ndëshkimi i krimineleve qoftë edhe në mungesë. Në vitit 1998-99 thuhej se përfundoj beteja, por jo edhe lufta. Në raport me Serbin tash duhet të thuhet e kundërta, ka përfunduar lufta, por jo edhe beteja. Ka mbaruar lufta për çlirim, por jo edhe beteja për drejtësi”, tha Kurti. /Gazeta Enigma