Në Gllogjan të Deçanit u mbajt manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”, ku i pranishëm ishte edhe Rifat Jashari.
Sot u bënë 26 vjet nga rezistenca e UÇK-së me ushtrinë dhe policinë okupatore serbe.
Jashari në fjalën e rastit porositi që shqiptarët të jenë të bashkuar.
“Dhashtë Zoti gjithmonë jemi bashkë, me Shqipëri, me Luginë të Preshevës, me Maqedoninë, me shqiptarët e Malit të Zi që të rrugëtojmë bashkë me i arrit qëllimet tona shekullore. Atëherë nëse bashkohemi e kemi arritur amanetin e atyne që kanë ra brez pas brezi”, tha ai.
Po ashtu 24 marsi, shënon një ngjarje tejet të rëndësishme për çlirimin e Kosovës.
Në vitin 1999-të, pikërisht në këtë ditë nisën edhe bombardimet ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe.
Pas 78 ditë, u arrit qëllimi, u dorëzua “Kasapi i Ballkanit” Sllobodan Millosheviq.