Kadetët e Qendrës për Studime Universitare kanë përfunduar me sukses patrullën “Triumfi Dardan 2025”, një garë ushtarake që zhvillohet çdo vit në kushte të vështira terreni dhe që teston aftësitë fizike, mendore dhe taktike të pjesëmarrësve.
Siç bën të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës, në këtë patrullë kanë marrë pjesë gjithsej 27 kadetë të ndarë në tre skuadra ku një vëmendje e veçantë iu kushtua pjesëmarrjes së skuadrës nga Akademia Ushtarake e Turqisë, transmeton Klankosova.tv.
“Pjesëmarrja e tyre përbën një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Turqisë, duke forcuar miqësinë dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet dy ushtrive mike”.
“Ky aktivitet jo vetëm që forcoi lidhjet ushtarake ndërmjet institucioneve arsimore të dy vendeve, por gjithashtu dëshmoi se sfidat e përbashkëta ndërtojnë miqësi të qëndrueshme dhe profesionalizëm të përbashkët”.
“Në përfundim të patrullës, të gjithë kadetët, përfshirë ata nga Akademia Ushtarake e Turqisë, u vlerësuan për përkushtimin, vendosmërinë dhe shpirtin luftarak që treguan gjatë gjithë garës”.
