27-vjeçari nga Klina vjedh në shtëpinë e tij, prokurori e dërgon në mbajtje (VIDEO)

Fshati Sferkë i Komunës së Klinës ka mbi 500 shtëpi, por një 27 vjeçar zgjodhi të vjedhë në të veten.

Familja e tij e lajmëroi policinë për hajninë që iu bë nga familjari i tyre, të cilin prokurori vendosi ta dërgojë në mbajtje.

Klan Kosova ka kontaktuar me familjen e te dyshuarit, por të njëjtit nuk kanë dashur të flasin para kamerës, prapa saj kanë thënë se rastin ia lënë në dorë organeve të rendit.

E banorët thonë se ka vite që nuk ka raste të vjedhjes në këtë fshat./Gazeta Enigma/

Related Articles