Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka bërë një postim në rrjetin social Twitter, me rastin e 27 vjetorit të masakrës së Srebrenicës.
Ai e quajti atë si një nga momentet më të errëta në historinë moderne evropiane.
Michel gjithashtu u shpreh se duhet të vazhdohet të punohet për paqen në Evropë.
“27 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, një nga momentet më të errëta në historinë moderne evropiane. Zemrat dhe mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ky përvjetor tragjik është gjithashtu një kujtesë: ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për paqen në Evropë dhe që Bosnja e Hercegovina të bëhet pjesë e Evropës”, ka shkruar ai në Twitter.