28 organizata, sindikata e federata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe BSPK-së që të nisin dialogun social.
“Konzorciumi për të Drejtat e Punës, i përbërë nga 28 organizata, sindikata dhe federata sindikale anëtare, i bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) që të fillojnë dialogun social”, thuhet në komunikatë.
Këto organizata “konsiderojnë” që zgjidhja e situatës është dialogu social mes dy palëve.
“Konsorciumi për të Drejtat e Punës është themeluar dhe ka për qëllim që të avokojë për ndryshime në legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës duke përfshirë Ligjin e Punës, Ligjin e Inspektoratit të Punës, Ligji i Pagave dhe aktet e tjera nën-ligjore të ndërlidhura me të drejtat e punës dhe punëtorëve në sektorin publik dhe privat, gjithashtu të ndikojë ose lehtësojë dialogun social në mes të sindikatave dhe insitucioneve relevante të cilat janë përgjegjëse për krijimin e politikave dhe kushteve më të mira për punëdhënësit dhe punëmarrësit”, shkruan në komunikatë.
Kësaj thirrje i janë bashkuar organizatat, sindikatat dhe federatat sindikale të listuara më poshtë:
Advocacy Training and Rescoruse Center (ATRC) dhe
Federata e Sindikatës së Pavarur për Komunikacion dhe Lidhje të Kosovës (SPKLK),
Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (SPSP),
Gratë për Gratë e Kosovës (KË4Ë),
Grupi Kosovar për Avokim (KAG),
Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime – “iCHAT”,
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”,
Nevo Koncepti (NVK),
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT),
Oda ndërkombëtare e të rinjëve Prizren (JCI Prizren),
OJQ “Green Energy Kosova”,
OJQ “Gruaja Hyjnore”,
OJQ “ZANA”,
OJQ Handikos Gjakovë,
OJQ Iniciativa për Zhvillim Lokal (IZHL),
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ),
Qendra Kosovare për Vetë-përkrahje (QKVP),
Rrjeti i Grave të Kosovës (KËN),
Shoqëria për Zhvillimin e Edukimit dhe Ndërmarrësisë (SEED),
Sindikata e Pavarur e Punëtorëve IPKO (SPPI),
Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit Limak Kosova,
Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK),
Solidar Suisse në Kosovë.