Një 29-vjeçar me inicialet A.N., është dënuar me gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje e patentë-shoferit për 3 muaj. Po ashtu, i njëjti është përjashtuar nga komunikacioni.
Kjo pasi që i njëjti, sot, rreth orës 16:40, në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan, saktësisht në fshatin Mirosalë, po voziste me shpejtësi prej 115 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.
Matja e shpejtësisë është bërë me veturën zyrtare të pajisur me radar statik, që është pjesë e planit operativ për kontrollin e shpejtësisë në zonat me rrezik të shtuar.