Opinionisti Avni Arifi, në një deklaratë për media ka shpjeguar se skenarët e krizës mund të thellohen për shkak të mungesës së përgatitjes nga sheteti.
Arifi theksoi se shteti duhet të ketë rezerva për krizë, por Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për këtë.
“Në një rritje të tillë të çmimit nëse e mban TVSH-në dhe akcizën, atëherë tema shëndrrohet në grabitje të qytetarëve nga shteti. Nëse për 1 vit është 50 cent dallimi po flasim për 70, 80 milion euro që i merr Qeveria më shumë. Dmth nuk i ke marrë prej produktivitetit, por prej qytetarëve ose prej rezervave”, tha Arifi në “Rubikon”.
Tutje ai ka theksuar se nëse Kryeministri Kurti do të kishte investuar në rezerva shtetërore dhe jo në vota, Kosova mund të kishte pasur rezerva për 90 deri në 120 ditë.
