3 mijë e 400 targa ilegale janë konvertuar në RKS

3 mijë e 400 targa ilegale janë konvertuar në RKS

Po vazhdon procesi i konvertimin të targave ilegale në RKS.

Ditëve të fundit është vërejtur një shtim i interesimit nga qytetarët serbë në veri.

Deri më tani janë 3 mijë e 400 vetura të cilat janë regjistruar me targa e Republikës së Kosovës.

Kështu tha për Klankosova.tv Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“800 më herët, mbi 2600 deri më sot”, tha Elshani.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.

Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme në fillim të muajit nëntor pati njofuar të gjithë personat që kanë automjete me targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS.

Related Articles