Janë ndëshkuar tre shoferë për kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt.
Policia ka njoftuar se shoferët u ndaluan për tejkalim të shpejtësisë së lejuar dhe tejkalim në vijë të plotë.
“Më datë 13.11.2025, në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në fshatin Sojevë, janë ndaluar shoferët A.K. (50 vjeç) me veturën BME 120 dhe D.I. (20 vjeç) me veturën VE Golf, të dy me targa vendore, të cilët kanë kryer kundërvajtje duke realizuar tejkalim në vijë të plotë”, njofton Policia.
Bëhet e ditur se ndaj tyre janë shqiptuar masa ndëshkuese: gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe heqje e patentë-shoferit për 3 muaj.
Kurse, të shtunën u ndalua shoferi me inicialet R.H për tejkalim shpejtësie, i cili u dënua me 400 qind euro.
“Më datë 15.11.2025, rreth orës 01:06, në rrugën “Rexhep Bislimi”, në zonën me kufizim shpejtësie 40 km/h, është ndaluar shoferi R.H. (25 vjeç), i cili me veturën Suzuki ka zhvilluar shpejtësi 126 km/h. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 400 eurosh dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjeteve në territorin e Republikës së Kosovës për 9 muaj, pasi posedonte patentë-shoferi të huaj”, njofton Policia.
