30 mijë euro gjobë për Klan Kosovën, shkaktar futja e Atilla Kardesh në “BBVK”

30 mijë euro gjobë për Klan Kosovën, shkaktar futja e Atilla Kardesh në “BBVK”

KPM-ja ka gjobitur me 30 mijë euro televizionin “Klan Kosova” si dhe kanalet “Big Brother VIP Kosova”, për ‘promovimin e dhunës psikologjike ndaj një viktime të dhunës’.

Kështu ka njoftuar juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari.

Ky rast ka të bëj me futjen e Atilla Kardesh si banor në formatin reality BBVK, brenda shtëpisë në të cilën po qëndronte si lojtare edhe ish-gruaja e tij Drenusha Latifi.

“Ky është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në Kosovë nuk kalon promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive”, shkroi Kusari në Facebook. /Gazeta Enigma

Postimi i plotë:

Related Articles