Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se 30 gazetare, kamermanë dhe punëtorë të tjerë të mediave janë bllokuar në Zveçan.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ekipet e mediave janë bllokuar në një kafiteri që është afër vendit ku po mbahet protesta.
“Bisedova me shumë gazetarë dhe më treguan që rreth 30 gazetarë, kameramanë dhe punetorë të tjerë të mediave janë të bllokuar në Zveçan në një kafiteri, shumë afër vendit ku protestuesit po hedhin mjete të ndryshme shpërthyese”, ka shkruar Kusari.