Numri i të vdekurve nga stuhia më e madhe e dëborës në dekada që ka goditur Japoninë veriore është rritur në 30. Në qytetin Aomori, ushtria japoneze u mobilizuan për të pastruar sasi të mëdha bore nga çatitë dhe rrugët.
Banorët e Aomorit thanë se ndërhyrja e ushtrisë ishte thelbësore në shmangien e shembjeve të objekteve.
“Nëse nuk do të kishin ardhur, kisha frikë se disa ndërtesa do të shembeshin sot ose nesër. Jam vërtet mirënjohës që erdhën”, u shpreh një banor.
Ndërkohë, në Sapporo rreth 1,000 borëpastruese u vendosën në punë për të pastruar 3,800 kilometra rrugë. Pavarësisht mobilizimit të madh, masivi i borës ishte përgjatë rrugëve dhe trotuareve.
Në të gjithë vendin, më shumë se 100 persona janë plagosur rëndë në incidente të lidhura me reshjet e dendura të dëborës që nga 20 janari, sipas agjencisë japoneze të menaxhimit të fatkeqësive, raporton Euronews.al.
Numri i të vdekurve tani është 30, me autoritetet që paralajmërojnë se rreziku i aksidenteve dhe shembjeve mbetet i lartë. Kushtet ekstreme të motit mund të ndikojnë gjithashtu në pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet kombëtare të planifikuara për të dielën, më 8 shkurt.
