300 punëtorë të sigurimit në QKUK pa punë, Azemi: Në pritje të zgjidhjes përfundimtare

300 punëtorë të sigurimit në QKUK pa punë, Azemi: Në pritje të zgjidhjes përfundimtare

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se është në pritje të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së punëtorëve të sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas një bisede të gjatë telefonike me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Siç tha ai, Vitia ka garantuar se afati i fundit për rikthimin e këtyre punëtorëve në pozitat e tyre është dita e martë, më 28 korrik 2025.

Sipas tij, kjo garanci, është marrë nga menaxhmenti i QKUK-së dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

“Pas kësaj date, nëse nuk përfundon ky proces, ministri premtoi se do të ketë pasoja për personat përgjegjës të këtij tenderi. Sindikatës dhe Ministrisë së Shëndetësisë nuk i intereson kush e fiton këtë tender, por që punonjësit ditën e mërkurë të jenë ne vendet e tyre të punës. Ministri është deklaruar që për problemet e këtyre punëtorëve është i gatshëm kurdoherë“, tha ai.

Ai shtoi se qëllimi i përbashkët i Sindikatës dhe Ministrisë së Shëndetësisë është që punëtorët të rikthehen në vendet e punës pa marrë parasysh se cila kompani ka fituar tenderin për shërbimet e sigurimit.

Related Articles