Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka thënë se me pesë milionë euro mund të sigurohen policët e Kosovës.
Ai tha se për këtë çështje, industria e sigurimeve është e gatshme të diskutojë me institucionet e Kosovës që policia të kenë sigurime shëndetësore.
“Nëse i referohemi kërkesave për liberalizim të tregut është një proces që ka filluar kohë më parë dhe se ende është në proces, mirëpo e gjithë kjo varet nga objektivat që i ka Banka Qendrore e Kosovës”.
“Çështja e automjeteve të paregjistruara është një çështje e ndjeshme dhe pas implementimit të stikersave gjatë regjistrimit të veturave e me këtë janë pastruar veturat vjetra nga databaza”, tha Mazreku.
Ai tutje tha se se pas pastrimit të këtyre veturave kërkesat për dëmshpërblime janë më të vogla, ku shkaktarë janë veturat e paregjistruara
Rreth problematikës së Kartonit të Gjelbër, Mazreku tha se ato që na janë kërkuar nga Brukseli rreth kësaj çështje tashmë janë bërë.
“Këshilli i Byrosë na ka konfirmuar që i kemi kry shumicën e punëve që duhen bërë porse kjo lidhet edhe me çështje politike e që lidhet konkretisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha Mazreku./RTK