31 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të një kamioni me një autobus në Bolivinë jugore, vetëm dy ditë pas një aksidenti pak a shumë të njëjtë nga i cili vdiqën 37 njerëz.
Policia tha se autobusi u rrotullua rreth 500 metra në një përroskë pas përplasjes të hënën, e cila ndodhi në autostradën misi Oruros, , në Altiplano boliviane, dhe qytetit të minierave malore të Potosit.
Shoferi i kamionit është arrestuar, ndërsa shkaku i aksidentit është nën hetime.
Zëdhënësi i policisë, Limbert Choque tha se burra dhe gra ishin midis të vdekurve dhe 22 persona pësuan lëndime.
Presidenti i Bolivisë, Luis Arce, shprehu ngushëllimet për viktimat në mediat sociale: “Kjo ngjarje fatkeqe duhet të hetohet për të përcaktuar përgjegjësitë”, tha ai në një postim në Facebook.