32 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, në mesin e tyre edhe 12 fëmijë

32 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, në mesin e tyre edhe 12 fëmijë

32 persona kanë mbetur të vrarë në Gaza, ndërsa Izraeli përshkallëzon ofensivën e tij atje dhe u bën thirrje palestinezëve të evakuohen, raportoi stafi mjekësor të shtunën.

Mes të vrarëve ishin 12 fëmijë, sipas morgut në Spitalin Shifa, ku u sollën trupat, shkruan AP.

Izraeli gjatë ditëve të fundit ka intensifikuar sulmet në të gjithë qytetin e Gazës, duke shkatërruar shumë ndërtesa dhe duke akuzuar Hamasin për vendosjen e pajisjeve të mbikëqyrjes në to.

Të shtunën, ushtria tha se goditi një tjetër ndërtesë të lartë të përdorur nga Hamasi në zonën e qytetit të Gazës. Ajo u ka urdhëruar banorëve të largohen, pjesë e një ofensive që synon të marrë kontrollin e qytetit më të madh të territorit të Gazës, i cili thuhet se është bastioni i fundit i Hamasit. Qindra mijëra njerëz mbeten atje, duke luftuar në kushte urie.

Related Articles