Një 32-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të kalojë kufirin me një çantë ku kishte fshehur lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Sipas njoftimit të Policisë, shërbimet kufitare në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe kontrollet me përzgjedhje, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të detajuar një automjet tip “BMW”.
Gjatë kontrollit, pasagjerit të automjetit, shtetasit B. S., i është gjetur në çantë lënda e dyshuar narkotike, e cila u sekuestrua si provë materiale.
Postimi i plotë:
Tentoi të kalonte kufirin me një çantë ku kishte fshehur lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kapet në flagrancë nga Policia Kufitare dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohet çanta.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, një automjetin tip “BMW”. Gjatë kontrollit, pasagjerit në automjet, shtetasit B. S., shërbimet e Policisë i gjetën në çantë me një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. A., 59 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, pasi i ka vënë automjetit të tij, targat e një automjeti tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. G., 27 vjeç, banues në Kosovë, pasi penguar lëvizjen e lirë të përdoruesve të rrugës, me parkimin e parregullt të automjetit të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.