Një 33-vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri në Durrës.
Siç raporton Euronews.al, 33-vjeçari është qëlluar në këmbë, dhe është transportuar me makinë drejt spitalit rajonal, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
Burime të medias bëjnë me dije se i plagosuri nuk ka pranuar të japë deklarime mbi rrethanat e ngjarjes apo identitetin e autorit të mundshëm.
Aktualisht, nuk dihen motivet dhe rrethanat e plota të incidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
