Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gerçinë të Gjakovës, ku një grua dyshohet se ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’, kanë bërë me dije se 33-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë dhe e njëjta dyshohet se ka konsumuar mbidoze të ilaçeve për qetësim.
Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë, mirëpo po vazhdon trajtimin mjekësor nën përkujdesjen e mjekëve.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me bashkëshortin e viktimës, i cili e ka gjetur bashkëshorten e tij pa ndjenja në shtëpi.
Bazuar në dëshminë e tij, kjo është e disata herë që viktima tenton t’i japë fund jetës së saj.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’.