34-vjeçari vdes pasi ra nga skelet e ndërtesës në Prizren

34-vjeçari vdes pasi ra nga skelet e ndërtesës në Prizren

Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga skelet i një ndërtese në ndërtim në rrugën ‘Bajram Curri’ në Prizren.

Lajmin për media e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, i cili tha se viktima fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Bytyqi shtoi se më vonë, rreth orës 16:30, për shkak të gjendjes së rëndë, viktima F.A. ka vdekur në QKUK në Prishtinë.

“Më datë 29.10.2025, rreth orës 13:30, është raportuar se një person ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë nga skeletet e një ndërtese në ndërtim në lagjen ‘Bajram Curri’ në Prizren. Viktima, F.A., mashkull 34-vjeçar nga fshati Caravik i Malishevës, fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë, por më vonë, rreth orës 16:30, është njoftuar se ai ka vdekur në QKUK – Prishtinë.

Në lidhje me rastin, i dyshuari N.B., pronar i kompanisë ndërtimore, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale ‘Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës’.

Policia, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, Inspektoratin e Punës dhe njësitë kompetente hetimore, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Bytyqi.

Related Articles