Nxënësit e Gjimnazit “Naim Frashëri” dhe të Shkollës së Mesme Profesionale në Shtime, sot iu nënshtruan Testit të Maturës Shtetërore, raporton Gazeta Enigma.
Sivjet njohuritë e tyre i kanë testuar 340 nxënës të klasave të dymbëdhjeta (XII) të arsimit të mesëm të lartë.
Për shkak të situatës pandemike, nxënësit janë ndarë në tri qendra të testimit: Qendra nr.1, në Gjimnazin “Naim Frashëri”, Qendra nr. 2, në ShMU “Emin Duraku” dhe Qendra nr. 3, në ShMP.
Procesin nga afër e përcolli drejtoresha e DKA-së, Agime Hasani – Roshaj, e cila i vizitoi tri qendrat e testimit.
Me këtë rast, drejtoresha Roshaj bëri të ditur se i gjithë ky proces ka shkuar shumë mirë, pa asnjë vërejtje nga zyrtarët e MASHTI-së dhe administratorëve të testit.
Ajo po ashtu ju uroi suksese të gjithë maturantëve në Testin e Maturës dhe në studimet e mëtutjeshme.
Edhe sivjet, Testin e Maturës në Shtime e vëzhguan përfaqësuesit e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara nga Ferizaj. Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më datën 5 korrik./Gazeta Enigma/