“35-vjeçarja s’kishte prindër, e as vëlla”

“35-vjeçarja s’kishte prindër, e as vëlla”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasditen e sotme, ku një 35-vjeçare dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj para hyrjes së Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

35-vjeçarja me inicialet H.M., nga një fshat i Lipjanit, e cila ishte e shtrirë në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, ku për pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka humbur edhe foshnjen. I dyshuari është Sokol.H.

“Zeri.info”, merr vesh se 35-vjeçarjes prej vitesh i kishin vdekur prindërit, përderisa kanë qenë vetëm gjashtë motra.

Familjar të saj, kanë treguar se i dyshuari Sokol.H, në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj saj dhe kjo ka qenë arsyeja përse janë ndarë.

“Këto nuk kanë as babë, as nanë e as vëlla. Janë nja 6-7 motra. Kjo u pat martu me to, po ai psikopat non-stop ka ushtru dhunë ndaj saj. E ka rreh e ka maltretu. Sa herë që ka shku te motra e saj, motra e ka pa krejt të mavijosur prej rrahjeve që ia ka bo ai psikopati”, ka treguar ky familjar.

Tutje ai shton se për shkak të frikës, 35-vjeçarja herë ka qëndruar në shtëpinë e prindërve të saj të ndjerë e herë tek motrat e saj.

“Kjo është martu frik. Edhe tani masi jonë nda, mas dhunës që ka ushtru ai ndaj saj, ajo ka ndejt herë në shtëpinë e prindërve të saj e herë nëpër motra. Ky psikopat, u shku e ka rujt te Klinika deri sa ka dal kjo jashtë”, ka rrëfyer tutje ky familjar.

Related Articles