Në aksident trafiku humbi jetën profesori Naser Arifi

Në aksident trafiku humbi jetën profesori Naser Arifi

Ka humbur jetën në një aksident trafiku në “Rrugën e Kombit”, profesori nga Gjilani, Naser Arifi, me prejardhje nga Lugina e Preshevës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Fondit Humanitar “Dobrosini”, ndërsa për aksidentin është raportuar paraprakisht edhe nga policia.

Ky është postimi:

Tragjike:


Në një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Rugova” humbi jeten Naser Ilmi Arifi (Dobrosin).

Me trishtim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjile të vëllaut, bashkëvendasit. shokut, profesorit tonë mė të dashur, Naser Ilmi Arifi.
Kjo ngjarje e rëndë na ka shokuar neve mërgimtarve dhe të gjithė popullates së Kosovës Lindore.
posaçërisht DOBROSINASiT.

E lusim Zotin që të bëheni të fort dhe ta përballoni këtë humbje të madhe për familjen Arifi,

Dhe kërkojmë nga ju, në emër të familjes Arifi, që të luteni për Naserin që Zoti ta mëshiroj,
Amin.

Varrimi do tė bëhët sod me 27.06 2021 ( e Diele ) me IKINDI, në varrezat e Qytetit në Gjilan

Related Articles