Ka rënë dukshëm numri i pacientëve që po kërkojnë trajtim nga COVID-19, në kuadër të klinikave COVID të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme.
Kështu thuhet raportin e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Nga raportimet përmbledhura të datës 12 maj 2021, në tërë ShSKUK-në, janë duke u trajtuar 361 pacientë nga COVID-19.
255 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 272 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.