38 mijë banorë pa internet e telefon, ndërsa trenat ndalojnë pranë Shtutgartit – dyshohet për dëmtim të kabllove hekurudhore

38 mijë banorë pa internet e telefon, ndërsa trenat ndalojnë pranë Shtutgartit – dyshohet për dëmtim të kabllove hekurudhore

Policia gjermane ka nisur hetimet për sabotim të dyshuar, pasi disa kabllo u prenë përgjatë një linje hekurudhore pranë qytetit Backnang, në verilindje të Shtutgartit.

Dëmtimi shkaktoi ndërprerje të qarkullimit të trenave, por edhe probleme me internetin dhe telefoninë në qytetin me rreth 38 mijë banorë.

Sipas policisë, autorë të panjohur kanë hyrë të dielën pasdite në një pus betoni pranë shinave hekurudhore, mes Backnangut dhe lagjes Maubach. Më pas, disa kabllo janë prerë me mjete pune.

Nuk është bërë ende e ditur se sa trena janë prekur nga incidenti dhe për sa kohë kanë zgjatur ndërprerjet.

Hetimet janë marrë përsipër nga njësia e sigurisë së shtetit, e cila po e trajton rastin si sabotim të mundshëm.

Policia nuk e ka përjashtuar plotësisht mundësinë që në atë zonë të jenë kryer punime të ligjshme. Megjithatë, sipas saj, kompania hekurudhore Deutsche Bahn normalisht do të ishte njoftuar paraprakisht për punime të tilla.

Hetuesit u kanë bërë thirrje dëshmitarëve që kanë vërejtur ndonjë aktivitet të dyshimtë në rrugët ose shtigjet pranë zonës që të kontaktojnë autoritetet, shkruan DW.

Related Articles