38-vjeçari në Ferizaj e rrah babanë me grushte e shqelma, është recidivist i dhunës në familje

38-vjeçari në Ferizaj e rrah babanë me grushte e shqelma, është recidivist i dhunës në familje

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje në Ferizaj, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Sinjali mëson se viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti me të birin, 38-vjeçari e ka sulmuar fizikisht babanë, duke e rrahur me grushte e shqelma.

Burimet thonë se çka e bën edhe më shqetësues këtë rast është se i dyshuari është përsëritës i rasteve të dhunës në familje, që janë denoncuar edhe më parë në polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’ dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Related Articles