Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt.
Kështu ka ndodhur edhe në një familje në Gjilan, ku një 38-vjeçar dyshohet se ka tentuar t’i jap fund jetës me armë zjarri, në garazhin e shtëpisë.
Burimet brenda Emergjencës në Gjilan kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima është dërguar fillimisht aty dhe më pas është bartura në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.