Pas daljes nga ambientet e gjykatës, Monika Kryemadhi ka bërë disa deklarata për mediat, duke shprehur shqetësim për praninë e ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, në të njëjtën seancë.
Ajo e cilësoi këtë si një provokim transmeton Gazeta Enigma.
E pyetur se çfarë thanë prokurorët në sallë, Kryemadhi u përgjigj: ” Ku kanë b*thë me fol ata… Arben Kraja a e ka mbes%n drejtoreshë prokurimesh në Bashkinë e Tiranës? Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”.
“Ky është një gjyq publik. Edi Rama a e ka deklaruar se kush e ka paguar operacionin dhe kurimin e djalit të tij në Amerikë? Kam bërë botoks, por jo operacione plastike,” tha Kryemadhi.
Ajo gjithashtu theksoi se nuk do të flasë për problemet e saj personale dhe se pretendimet e ngritura ndaj saj lidhen me kompani ndërkombëtare.
“Ka një problem që duhet ta kuptoni. Unë kam deklaruar çdo gjë. Ky është një gjyq publik. Po ju them sërish Edi Rama a e ka deklaruar se kush e ka paguar operacionin dhe kurimin e djalit të tij në Amerikë? Botoks kam bërë sa të doni, operacion plastik jo.Për problemet e mia personale nuk flas fare. Pretendimet që ngrenë, kompanitë që kemi punuar janë ndërkombëtare. Në telefon janë edhe mesazhe për miellin. Është mielli i Serbisë që erdhi dhe u mbyllën fabrikat e miellit shqiptar”, u shpreh deputetja./GazetaEnigma/