Një burrë është dënuar për herë të parë në Angli për Cyber flashing (akti i dikujt që përdor internetin për t’i dërguar një imazh të trupit të tij të zhveshur, veçanërisht të organeve gjenitale, dikujt që nuk e njeh).
Nicholas Hawkes, 39-vjeçar nga Basildon në Essex, u burgos për 66 javë nga Gjykata e Kurorës në Southend pasi i dërgoi foto të pakërkuara të penisit të tij në ereksion një vajze 15-vjeçare dhe një gruaje më 9 shkurt.
Kjo e fundit mori pamje nga ekrani i imazhit ofendues në WhatsApp dhe e raportoi Hawkesin në polici të njëjtën ditë.
Cyber flashing u bë vepër penale në Angli me miratimin e Aktit të Sigurisë në internet më 31 janar.
Vepra mbulon dërgimin e një imazhi seksual të pakërkuar te njerëzit përmes mediave sociale, aplikacioneve për takime, mesazheve me tekst ose shërbimeve të shkëmbimit të të dhënave si Bluetooth dhe AirDrop.
Viktimat marrin anonimitetin e përjetshëm që nga momenti kur raportojnë veprën, pasi kjo gjithashtu bie nën Ligjin për kundërvajtje seksuale.
Hawkes më parë pranoi dy akuza nga gjykata për dërgimin e një fotografie ose filmimi të organeve gjenitale për të shkaktuar alarm, shqetësim ose poshtërim.
Ai ishte tashmë një dhunues seksual i regjistruar dhe do të jetë deri në nëntor 2033, pasi ishte dënuar vitin e kaluar për aktivitet seksual me një fëmijë nën 16 vjeç dhe ekspozim, për të cilin mori edhe një urdhër komuniteti.
Të martën ai u deklarua fajtor për shkelje të rendit dhe shkelje të një dënimi me kusht për një tjetër vepër seksuale.