4 mijë euro për piano në Dubai, Ministrja Hajdari përplaset me deputetët e PDK-së

4 mijë euro për piano në Dubai, Ministrja Hajdari përplaset me deputetët e PDK-së

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar lidhur me përformancen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Gjatë debatit në Kuvend, deputeti i PDK-së Abelard Tahiri ka përmendur edhe rastin e pianos në Dubai.

Në prill të viti të kaluar, ishte raportuar se Ministria e Rozeta Hajdarit kishte harxhuar mbi 115 mijë euro në Dubai, 4 mijë euro ishte paguar qiraja për piano.

Siç ishte raportuar 40 mijë euro i kushtoi MINT-it koncerti me tenorin Ramë Lahaj, derisa 3 mijë e 988 euro qiraja për piano.

Rozeta Hajdari i quajti “informata gjysmake, të paplota”.

Ajo ka mohuar se ka dhënë para për Dubai, megjithatë Demokracia.com kishte publikuar fatura për shpenzimet që MINT i pati në “Expo 2020 Dubai”, përmes kërkesës për qasje në dokumente zyrtare.

“Thoni që ka skandale të vazhdueshme, a janë dokumentuar në ndonjë raport të Auditorit këto skandale sepse kemi pasur një auditim. Për projektin e Bankës Botërore, ka qenë projekt huamarrje nga Qeveria për bizneset. Ju shpifni që ne kemi dhënë para për Dubai dhe kjo është shpifje sepse nuk ka ndodhur asnjëherë. Ju shpifni por nuk argumentoni. Duhet të thoni konkretisht çka kemi bë skandal në Dubai”.

Related Articles