4 vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Pacolli: Drejtësia do të vijë shumë shpejt

4 vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Pacolli: Drejtësia do të vijë shumë shpejt

Në fillim të nëntorit janë bërë katër vite prej kur ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u arrestuan nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, raporton Gazeta “Enigma”.

Në përvjetorin e katërt të përballjes me drejtësinë, presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebbok.

Ai e ka publikuar një fotografi me ish-presidentin Thaçi, ku tha se drejtësia do të vijë shumë shpejt.

“Për 4 vitet e fundit, i ndaluar në mënyrë të padrejtë! Edhe kjo do të përfundojë shumë shpejt.Deri më tani nuk kemi parë ndonjë dëshmi që mund të përdoret kundër presidentit Thaçi dhe bashkëkombësve të tij”. /Gazeta Enigma/

Related Articles