4 vjet nga vdekja e Albright, Osmani: Miqësia  me SHBA-në, testament

4 vjet nga vdekja e Albright, Osmani: Miqësia  me SHBA-në, testament

Janë bërë 4 vjet që nga vdekja e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Për këtë shkroi presidentja Vjosa Osmani, e cila tha se Albright nuk është vetëm pjesë e historisë sonë, “por na ndihmoi ta shkruajmë atë”.

“Në kohën vendimtare për fatin e Kosovës, si Sekretare e Shtetit në administratën e Presidentit Bill Clinton, ajo ishte ndër zërat kyç për ndërhyrjen e NATO kundër regjimit gjenocidal të Serbisë, një vendim që i dha fund luftës dhe hapi rrugën për lirinë e Kosovës”, tha Osmani.

“Vizita e saj në Kosovë në vitin 1999 dhe rikthimi në Prishtinë dy dekada më vonë, kur e cilësoi ndërhyrjen si të drejtë, dëshmojnë përkushtimin e saj të palëkundur ndaj kauzës së drejtë të popullit tonë”, shtoi e para e vendit,

Osmani tha se miqësia  me Shtetet e Bashkuara mbetet një testament në nderim të trashëgimisë së saj.

“Busti i saj në zemër të kryeqytetit tonë qëndron si një kujtesë e përhershme për rolin historik që pati në rrugëtimin tonë drejt lirisë. Mirënjohje e përjetshme për Sekretaren Madeleine Albright!”, përfundoi Osmani.

Related Articles