Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që s’janë votuar në Kuvendin e Kosovës ka kaluar 400 milionëshin.
Kusari-Lila këto deklarime i ka dhënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u dakorduan që ta mbajnë tri seanca plenare gjatë kësaj jave, njofton Klankosova.tv.
“Tek marrëveshjet ndërkombëtare është një detaj, është një element me ndikim të madh edhe në buxhetin e vendit dhe jetën e qytetarëve, vlera e marrëveshja që ka arritur në kuvend kalon 400 milionë euro. 400 milionë euro kanë mbetur pa u votuar në marrëveshjet të cilat janë projekte të drejtpërdrejta që ndikojnë në jetën e qytetarëve, duke përfshirë edhe komunat që nuk janë të qeverisura nga partia politike në pushtet, por nga përfaqësues, apo parti të opozitës e shohim të domosdoshme dhe të pashmangshme dialogun për të arritur në një pikë ku dakordohemi për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka theksuar Kusari-Lila.