Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e 19-të të vdekjes së tij.
Haradinaj ka shpërndarë një fotografi të vjetër me Rugovën, duke theksuar se ai mbetet një model i politikanit të urtë dhe vizionar, si dhe një figurë e ndritur e kombit, shkruan Gazeta Enigma.
“Sot në përvjetorin e tij, e kujtojmë me shumë respekt Presidentin Ibrahim Rugova. Ai gjithmonë mbetet model i politikanit të urtë e vizionar dhe një figurë e ndritur e kombit. Nderim i përjetshëm emrit dhe veprës së tij”, ka shkruar Haradinaj./GazetaEnigma/