Benfika është përballur sonte me Barcelonën në një ndeshje tejet interesante.
Barcelona ka rrëmbyer tri pikë në rrethin e shtatë në Ligën e Kampionëve, ndonëse jo gjithçka nisi mirë.
Pas vetëm dy minutash lojë, Vangelis Pavlidis kaloi portugezët në epërsi me asistimin e Carreras.
Megjithatë Robert Leëandoëski i barazoi rezultatin në 1-1, kur realizoi nga penalltia në minutën e 13-të.
Pak më vonë Pavlidis e riktheu epërsinë për Benfican.
Jo shumë minuta më vonë, Pavlidis kompletoi het-trikun e tij, për rezultatin 3-1 pas vetëm gjysme ore lojë.
Ndërkaq në pjesën e dytë, gjërat rrodhën më ndryshe.
Pjesa e dytë nisi me një ritëm më të qetë dhe më te kujdesshëm, por Barcelona ishte e jashtëzakonshme.
Raphinha fillimisht ngushtoi epërsinë e Benficas në 3-2, me golin e shënuar në minutën 64-të.
Vetëm katër minuta më vonë, Araujo që kërkonte pozicion jashtë loje, nuk arriti të largonte topin, duke e futur në rrjetën e tij, duke rikthyer epërsinë e Benficas prej dy golave.
Bluagranasit u kthyen në lojë, sërish nga një penallti e Leëandoëskit, që u realizua në minutën e 78-të.
Eric Garcia shënoi me kokë në minutën e 87-të, ndërsa Pedri ishte asistuesi për rezultatin 4-4, duke ndezur edhe më shumë atmosferën.
Katalunasit nuk u dorëzua për as edhe një sekondë, duke shënuar golin e fitores për 5-4 me anë të Raphinhas në minutat shtesë.
Aktualisht Barcelona renditet në vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa në rrethin e tetë do të përballen me Atalantan. /Gazeta Enigma
RAPHINHA É GIGANTESCOOOO 🇧🇷 pic.twitter.com/SnHDZ0AVP1— messi depre (@leomessidepre) January 21, 2025