42 vjeçari gjendet pa shenja jete në Istog, policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobrushë të Istogut.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka informuar se bëhet fjalë për një 42 vjeçar.

“Rreth orës 11:40 është njoftuar policia se është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobrushë të Istogut. Ai është gjetur nga një fqinj i tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”.”, tha Gashi

Ai theksoi se tani në konsultim me prokurorin do të vendoset nëse trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për obduksion.

Gashi tha se janë duke u zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat lidhur me rastin.

Related Articles