Glover Teixeira ka arritur të fitoj duelin kundër Jan Blachowicz duke u shpallur kampion i UFC në light heavyweight në UFC 267.
Çka e bën special këtë sukses, është fakti se luftëtari nga Brazili është 42 vjeç.
Normalisht, triumfi asnjëherë nuk është i lehtë, por sidomos në moshën e Teixeria-s.
Pas këtij triumfi, Teixeira është shprehur tejet i lumtur, pasi ai ka realizuar një ëndërr që e ka ndjekur tash e shumë kohë.
“Kjo është ajo për të cilën kam ëndërruar 20 vjet”, nisi fjalën e tij pas ndeshjes, Teixeira.
Përkundër se gjatë një momenti në karrierë braziliani e humbi besimin dhe shpresën se ndonjëherë do bëhet kampion, ai kurrë nuk u ndal së stërvituri.
“Më pëlqen, gjithmonë besoj, e disiplinoj veten siç duhet. Kjo është dhuntia ime”.
“Asnjëherë mos u dorëzoni, kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Mos i dëgjoni të tjerët, pavarësisht se çfarë thonë”.
Në fund, braziliani e mbylli duke thënë: “Po thyej rregullat, 42 vjeç, dhe do të vazhdoj ti thyej ato”./Gazeta Enigma/